Egjipt, procesi ndaj Mubarak shtyhet për në 25 gusht
KAJRO - Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit egjiptian, Hosni Moubarak për nxitje të vrasjes së manifestuesve u shty në datën 25 gusht, pas një seance të shkurtër gjyqësore të zhvilluar sot.
Ish-presidenti 85 vjeçar dhe ish-ministri i Brendshëm, Habib el-Adli, që ndiqen penalisht bashkë me gjashtë zyrtarë të lartë të regjimit të rrëzuar në fillim të vitit 2011 nga revoltat popullore, nuk ishin të pranishëm në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Penale.
Procesi i parë gjyqësor ndaj ish-presidentit, Mubarak përfundoi në qershor të vitit 2012 me një vendim për burgim të përjetshëm, por Gjykata e Kasacionit urdhëroi zhvillimin e një procesi të ri gjyqësor, i cili filloi më 11 maj.
Mubarak gjykohet në të njëjtën kohë me dy djemtë e tij, gjashtë zyrtarë të lartë të shërbimeve të sigurisë si dhe me biznesmenin, Hussein Salem, i cili u arratis në Spanjë. Gjatë revoltave që përmbysën ish-presidentin në fillim të vitit 2011 u shkaktuan 850 të vdekur, sipas shifrave zyrtare.
(er.nu/BalkanWeb)