Fier/ U ndje keq gjatë punës për shkak të lëndëve kimike, dërgohet në spital punonjësja e një fabrike

Një punonjëse në një kompani të huaj në Fier dyshohet se është asfiksuar nga lëndë kimike, gjatë procesit të punës.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure (21 shkurt), ndërsa kompania operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet. Kompania ushtron aktivitetin prej 5 vitesh.
Bëhet me dije se prej disa ditësh, kompania ka nisur një proces pune me përbërës të rinj kimik që kanë sjellë shqetësime të punonjësit, kryesisht acarim të fytit.
Gruaja është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë shkuar 3 ambulanca dhe forca policore, ndërsa ende nuk bëhen me dije më shumë detaje.
/rtsh.al/