E Martë, 3 Nëntor 2026

Europol shkatërron një rrjet ruso-euroaziatik pastrimi parash

Hetuesit evropianë kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë kundër një bande ruso-euroaziatike të pastrimit të parave, njoftoi Europol.

”Rreth 100 ndërtesa u kontrolluan dhe katër persona u arrestuan”, theksuan zyrtarët e zbatimit të ligjit në BE.

Hetuesit kanë mbikëqyrur edhe një institucion financiar maltez i akuzuar si pikë qendrore e operacioneve.

Europol deklaroi se ”institucioni maltez ka pastruar rreth 4,5 milionë euro (4,8 milionë dollarë) nga aktivitetet kriminale”.

Paratë u derdhën përmes një rrjeti kompanish false, duke e bërë gati të pamundur gjurmimin e origjinës së tyre kriminale.

Sipas Europol, kriminelët vepronin kryesisht nga Riga dhe Berlini.

Autoritete nga Letonia, Gjermania, Malta, Franca, Estonia, Italia dhe vende të tjera u përfshinë në operacionin e Europol-it.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›