Fier, arrestohen dy italianë për vjedhje me dhunë

Franco Gallucci
Fier Dy shtetas italian janë vënë në pranga me akuzën e vjedhjeve me dhunë.
Të arrestuarit Giuseppe Margiotta , 33 vjeç dhe Franco Gallucci, 31 vjeç.
Të dy shtetas italian me banim në Lece kanë kryer tre vjedhje në Ballsh, Fier dhe Lushnje si dhe disa të tjetra të cilat ende nuk janë dokumentuar.
Në Ballsh në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një sasi bizhuterish në një argjendari gjithashtu edhe në Fier kanë vjedhur në argjendari ndërsa në Lushnje dy persona i kanë marrë me dhunë 1.5 milion lekë.
Vjedhjet janë kryer me 17 janar, 26 janar dhe 7 shkurt.
Arrestimi i tyre u bë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Fier dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Giuseppe Margiotta
Gjatë verifikimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Zyrën Ndërlidhëse Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri, rezultoi se Franco Gallucci, ishte i shpallur në kërkim për llogari të autoriteteve italiane të drejtësisë, për veprën penale të vjedhje me dhunë.