E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier demokratet zgjedhin gruan e pare

Lidha demokratike e gruas për rrethin e Fierit ka zhvilluar zgjedhjet e reja për strukturat drejtuese të saj.  Në praninë e deputeteve Mesila Doda dhe kryetares se Lidhjes Demokratike shqiptare të Gruas janë prezantuar dy kandidatura për kryetare të LDG Fier , znj. Alketa Lugaj dhe Mira Caushi. gara ka qenë e fortë por në fund të procesit fituese ka rezultuar znj. Mira Caushi me 70 vota kundrejt 35 votave të znj. Alketa Lugaj.

Deputetja Mesila Doda tha se LDG SH është një strukturë e sukseshme në mbështetje të Partisë Demokratike. Sipas deputetes Doda tashmë me ristrukturimin e organazate në të gjithë vendin gruaja do të jetë një faktor i fuqishëm jo vetëm për PD por për të gjitha gratë dhe vajzat e shoqërisë shqiptare.

LDGSH ka mbi 11 mijë anëtarë në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Fier në LDG ka mbi 1000 anëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›