Vasili: Shqipëria nuk përballon dot transplantet
TIRANE- Shqipëria nuk ka shërbimin e duhur për të përballuar fluksin e lartë të transplanteve. Për këtë arsye shqiptarët detyrohen ta kryejnë këtë shërbim në vende të largëta. Këto të dhëna vijnë sipas një studimi të pavijonit të imunologjisë ku del në pah se pacientët nga Shqipëria bëjnë zgjidhje të gabuar duke bërë transplant në vende të largëta ku nuk ka përputhje gjenetike.
Për shqiptarët dhuruesit idealë janë shqiptarët e Kosovës, grekët, maqedonasit dhe serbët. Studimi është paraqitur gjatë simpoziumit shkencor me temë “ Imunologjia në erën e re geonomike”. Simpoziumi u organizua nga Shërbimi Universitar i Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë.
Ky lloj aktiviteti është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe nëpërmjet tij realizohet një paraqitje e arritjeve kryesore shkencore dhe diagnostike duke pasur si qellim që këto arritje të shërbejnë si baza zhvillimi të mëtejshme dhe të qëndrueshme në këtë fushë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)