E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier drejtuesit e LSI-se mirepresin anetaresimet e te rinjve ne parti

125 të rinj u bënë pjesë e LSI së Patosit ndërsa krerët e lartë deklaruan se kjo parti ka në plan të parë mbrojtjen e interesave të të gjithë shqiptarëve. Kreu i LSI Ilir Meta u bëri thirje dy forcave politike për të lënë mënjanë sic tha ai retorikat boshe dhe bllokimet artificiale. Sipas Metës politika duhet ta nisë mbarë këtë 100 vjetori të ri duke reflektuar më në fund vullnetin e qytetarëve. Meta shtoi se LSI ka si shtyllë kryesore të programit të saj përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo do të arrihet me rritjen e punësimit duke mbështetur biznesin.
Më herët në fjalën e tij ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti tha se LSI kërkon të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që janë. Pengesat që i sjell  Greqia qytetarëve shqiptare duke kërkuar certifikata në pikat e kalimit kufitar do të marrin fund tha Panariti. Ministri tha gjithashtu se LSI repekton marrëveshjet politike por mbi të gjitha respekton marrëveshjen me popullin.  Sekretari i përgjithshëm, Luan  Rama tha se LSI nuk ka komplekse nga e kaluara dhe se respekton historinë ashtu si është, pa tendenca dhe paragjykime. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›