Mbledhja e qeverise ne Vlore reagon PS
Socialistët e Vlorës u çuditën kur morën lajmin se mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në qytetin e tyre. Ishte Eltar Deda, deputeti i PS-së për Vlorën, i cili tha se Kryeministri Berisha nuk mund të kopjojë dot Ismail Qemalin.
“Sali Berisha nuk mund ta kopjojë dot Ismail Qemal Bej Vlorën, sepse ndahen në qëllimin e ekzistencës se qeverive. Shpallja e Pavarësie para 100 viteve dhe krijimi i qeverise së Ismail Qemal Bej Vlorës, kishin qëllimin e vetëm, bashkimin e trojeve të të gjithë Shqiperisë. Krijimin e Shtetit Shqiptar. Qeveria e Saliut, deri tani, ka treguar mësë miri, sidomos këtë vit të fundit, se ka vetëm një qellim, qe te ndaje shqiptaret ne veri dhe ne jug. Si kofini pas te vjelave, Saliu vjen ne Vlore ne emër te simbolikes. Frika, e asaj qe juve ju kthye ne bumerang, ju detyron, qe te vini ne emër te simbolikes ne Vlore. Ju e kishit dhe e shkelet me këmbe, shansin qe ne këtë 100 vjetor te ishit Kryeministri i Shqiptareve. Shqiptaret ju treguan juve Sali, se nuk e përfillën një qeveri dhe nje Kryeministër përçarës. Uroj qe këtë radhë Sali, mos te vish bashke me hajdutet e tu, si tinzar natën dhe te ikësh si fluturak, shpejt e shpejt nga qyteti i Pavarësisë Vlora”, u shpreh Deda. Në deklaratën e tij, deputeti socialist, tha se kreu i qeverisë u përpoq gjatë gjithë vitit ta zhbënte Vlorën dhe historinë e saj, duke u munduar t’i ç’mitifikonte ato me njerëz sharlatanë dhe ngjarje negative në historinë e Shqipërisë.