E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet i mbytur në një kanal uji, 73-vjeçari

Gjendet i mbytur në një kanal uji nga disa banorë, një person i moshës 73- vjeç. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rroskovec te rrethit te Fierit, ku është gjetur i mbytur në nje kanal uji, shtetasi Jashar Boriçi,73 vjeç.
 

Shërbimet e hetimit dhe parandalimit të krimit te komisariatit të policise Fier dhe grupi hetimor, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa po kryen veprimet e duhura hetimore dhe proceduriale. Mësohet nga uniformat blu se nga kqyrja e vendit te ngjarjes si dhe akti mjeko-ligjor, ne trupin e viktimes nuk u verejten shenja dhune.
 

Nga teresia e veprimeve hetimore rezultoi se i ndjeri është vetëmbytur ne një kanal uji vaditës ne periferi të qytetit të Rroskovecit.
Nga ana e sherbimeve te policise vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kesaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›