E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Të tregohet kujdes për krimet kompjuterike

Shqipëria në moshën dixhitale përveç gjërave pozitive ka shënuar edhe negative. Shumë faqe interneti janë sulmuar nga hackera të rinj por me dhunti teknike dhe karakter rebel. Kështu është shprehur ministri i Inovacionit dhe teknologjisë e informacionit e të komunikimit Genc Pollo në aktivitetin me temë “Siguria kibernetike në Shqipëri”. Ndër të tjera në fjalën e tij ministri Pollo ka vënë theksin se duhet të tregohet kujdes për këto krime kompjuterike të cilat kanë pasoja të rënda duke përmendur këtu edhe sulmim që i është bërë faqes së FMN-së.
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe drejtori i USAID Xhozef Williams si dhe përfaqësues të Agjencisë kombëtare për shoqërinë e informacionit , të policisë së shtetit të prokurorisë si dhe komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›