Wollfarth: Të respektohet kuadri ligjor në Shqipëri
POGRADEC- Ambasadorit i OSBE-së Eugen Wollfarth, duke folur për situatën politike në vend nga Pogradeci ku mori pjesë në një takim me OJF të ndryshme, deklaroi se është e rëndësishme që të respektohet kuadri ligjor në vend. Sipas Wollfarth gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime duke u bazuar vetëm te Kushtetuta.
“E rëndësishme është që procesi të jetë i saktë si dhe të respektohet kuadri ligjor në Shqipëri dhe Kodi”,- deklaroi Wollfarth.
Ambasadori bëri pel që procedurat pas zgjedhore në vend të kryhen në përputhje të plotë me ligjin, ndërkohë që ka nënvizuar domosdoshmërinë e hartimit të reformave të reja që situata të mos përsëritet në të ardhmen.
“Procedurat paszgjedhore të kryhen sipas ligjit. Procesi zgjedhor në Shqipëri ishte sipas Kushtetutës, ndaj edhe zgjati. Është e nevojshme që në të ardhmen të bëhen reforma të reja”,- nënvizoi ambasadorit i OSBE-së Eugen Wollfarth.
Ndërkaq, ambasadori i OSBE në Shqipëri ka deklaruar se raporti përfundimtar i këtij organizmi do të jetë edhe vlerësimi real i procesit zgjedhor.
(e.m/BalkanWeb)