Fier, gjendet i vdekur djali i Faik Myrtajt
FIER- Djali i Faik Myrtaj, njëri prej viktimave të demonstratës së 21 janarit është gjetur i vdekur, jashte baneses se tij, ne Kreshpan te Fierit. Viktima është Bardhosh Myrtaj rreth moshës 22 vjecare, ii cili ka humbur jeten nga goditja me nje plumb.
Policia, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes nuk bën ende të ditura motivet dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Ndonëse dyshimet e para flasin për një vetëvrajse të mundshme do të duhet të priten hetimet dhe të bëjnë ekspertizën.
Trupi i pajetë është përcjellë në spitalin e Fierit në pritje të ekzaminimit përkatës dhe ne hyrje te spitalit gjenden familjare dhe te aferm. Viktima u gjet pa jete ne afersi te baneses se tij ne Kreshpan te komunes Cakran te Fierit.
Kjo eshte tragjedia e dyte ne familjen Myrtaj, pas asaj te ndodhur muaj me pare, kur kryefamiljari gjeti vdekjen ne demonstraten e opozites, se bashku me 3 protestues te tjere.