Fier, gjendet i vetëvarur 37-vjeçari, babai i një djali
FIER – Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari. Babai i një djali të mitur u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij, në fshatin Petovë të Komunës Libofshë në Fier. Sipas policisë së Fierit, viktima është Taulant Sinani. Të afërmit e tij e kanë pikasur trupin e 37-vjeçarit, i cili kishte ndërruar jetë para se të zbulohej veprimi ekstrem i tij. Nga të dhënat e para të grupit hetimor pohohet se shkak i vetëflijimit dyshohet depresioni i thellë, i krijuar nga arsye që pritet të zbardhen. Familjarët e tij kanë treguar se Taulant Sinani ishte divorcuar prej 5 vitesh nga e shoqja me të cilën kishte një fëmijë. Pas ndarjes, djali qëndronte me të atin, në fshatin e Libofshës. Hetimet e kryera menjëherë pas ngjarjes flasin për një ngjarje të papritur për familjen e viktimës, e cila nuk ka konstatuar më parë ndonjë shenjë të 37-vjeçarit që të dyshonin për veprimin ekstrem. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, pasi të përfundojnë hetimet dhe të merren në pyetje të gjithë të njohurit e viktimës. m.r