E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Basha merr vota dhe nga PS Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta deklaroi dje se sjellja e Partise Socialiste gjate dy viteve te fundit tregon se ka nje strategji te qarte kontestimi te zgjedhjeve te 8 majit. Nderkohe qe ai ka treguar dhe arsyet, se perse kandidati i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Lulzim Basha do te fitoje perballe Rames ne zgjedhjet per kreun e bashkise se Tiranes. Ne nje interviste dhene dje per televizionin "ABC News", Meta vleresoi lart kandidaturen e Lulzim Bashes, duke theksuar se po ben nje fushate te jashtezakonshme dhe ndihmon mjaft koalicionin per te pasur sukses. "Per z.Basha mund te them se kjo kandidature na ndihmon shume, jo vetem ne, por jam i bindur se ndihmon te gjithe qytetaret e Tiranes qe duan progreszhvillim dhe permiresim sa me te shpejt te jetes se tyre, te jetes se perditshme, sepse po u merret fryma ne kete qytet, ne te gjitha aspektet. Fushata e tij eshte e jashtezakonshme. Ai qe diten e pare eshte paraqitur si kandidat, ka folur sikur te ishte kryetar i bashkise me nje eksperience te gjate dhe eshte jashtezakonisht i qarte, per t'u dhene zgjidhje te shpejte dhe teper energjike shume prej problemeve qe kane qytetaret e Tiranes",-tha Meta. U shpreh se Basha do te marre edhe votat e nje pjese te socialisteve, qe qendrojne larg politikes se ndjekur nga lideri i PS-se. "Vota per Lulzim Bashen, do te jete dhe nga jashte socialisteve te LSI. Pasi nje pjese e elektoratit te PS-se qendron larg nje perqasje konfliktuale, horrore hera heres, po te shohim gjuhen e kandidatit te PS-se",-tha Meta. Njeheresh ai u shpreh se incidentet elektorale, mosreformimi i Kodit Zgjedhor dhe mungesa e nje marreveshje parazgjedhore, jane treguesit e qendrimit te pritshem te lidershipit te PS. "Fakti kryesor eshte qe per dy vite ju be thirrje PS qe te bente nje reforme per te permiresuar Kodin dhe nuk pranoi. Ndersa ne momentin qe filloi fushata, gjoja desh te bente disa ndryshme, gje qe ishte jashte logjike. Eshte e vetmja force politike qe nuk ka nenshkruar nje marreveshje per te kontribuar pozitivisht, para zgjedhjeve. E treta eshte se amplifikon disa incidente, per nje pjese te te cilave ka dyshime se disa incidente i bejne vete. Kerkojne te akuzojne forcat e tjera dhe kemi shume blofe me incidente gjate kesaj kohe. Kjo nuk eshte ne interesin e zgjedhjeve dhe as te tyren",-tha dje Meta. Te gjitha keto, sipas kreut te LSI-se "tregojne qarte se ka nje strategji desktruktive ndaj gjithe procesit me paragjykimin per te demtuar procesin dhe besueshmerine e tij, ne rastin e nje humbje". Kreu i LSI-se ka komentuar dhe mundesine e nje nisjes se protestave nga ana e PS-se, nese ka kontestime te rezultatit. Ai ka theksuar se ky skenar nuk eshte nje risi e PS-se, ndersa ka shtuar se qytetaret do te dine te bejne distancimin nga keto protesta. "Une besoj se keto demonstrata nuk jane ndonje risi per shqiptaret, as per qytetaret e Tiranes, qe jane provokuar mjaft nga tensione te tilla. Natyrisht secili bene zgjedhjen e tij. Shqiptaret kane bere nje zgjedhje per te ecur para",-tha dje Meta.

Meta , "PS, barrikade ndaj integrimit te vendit"

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta theksoi se Partia Socialiste me drejtimin e ri qe ka marre, ka ndryshuar fizionomine politike. Ai ka theksuar se nga nje kontribuuese e reformave integruese te vendit, PS eshte kthyer ne nje bllokuese te saj. "Eshte per te ardhur keq qe PS, si nje force qe ka pasur kontribut te rendesishem ne integrim e vendit ne BE, eshte kthyer ne nje lloj barrikade destruktive te ketij procesi te rendesishem te shqiptareve. Nuk dua te kujtoj qendrimin qe mbajti per vizat, gjykaten administrative, etj, por ne pergjithesi mesazhet kane qene anti-Evropiane. Kjo vlen per shkak nje lidershipi teper ekstremist dhe nuk eshte ne perputhje me natyren e socialisteve ne teresi", u shpreh Meta. Ai ka shtuar se nje prej arsyeve qe LSI-ja beri koalicion me PD, ka qene pikerisht integrimi i vendit ne BE dhe heqja e vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›