E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet një foshnjë e braktisur në hyrje të një pallati

FIER - Gjendet një foshnjë e porsalindur e braktisur në hyrjen e një pallati në qytetin e Fierit. Foshnja është gjetur nga banorët e pallatit në lagjen ‘11 Janari’ në Fier.

Banorët e pallatit kanë lajmëruar policinë për gjetjen e fëmijës, i cili kishte një ditë që kishte ardhur në jetë. Pas njoftimit nga banorët, policia e ka dërguar fëmijën në Maternitetin e Fierit.

Sipas mjekëve, fëmija ka pasur pak temperaturë të lartë por jo shqetësuese. Ende nuk dihet cilët janë prindërit e fëmijës dhe shkaqet pse është braktisur. Policia e Fierit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›