E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: Plani i ri urbanistik pritet të rigjallërojë tregun e ndërtimeve

14-08-2013 / Gazeta 55

Shitblerjet e apartamenteve këtë vit kane qenë në nivelin më të ulët historik. Arsyet, sipas Shoqatës se Ndërtuesve lidhen kryesisht me rënien e të ardhurat nga emigrantët si dhe pasiguria e qytetarëve për të investuar në prona të paluajtshme. Shitjet e apartamenteve kanë rënë ndjeshëm edhe në zonat bregdetare. Qytetarët nuk po blejnë shtëpi, por zgjedhin që ato shpenzime që do bëjnë për shtëpinë, të pushojnë në vende të ndryshme. Po ashtu dhe infrastruktura nuk e favorizon tregun.
Rënia e kërkesës për apartamente është shoqëruar edhe me ulje te çmimeve, megjithatë ndërtuesit pohojnë se ende këto çmime mbeten të larta për shkak të kostos gjithmonë e në ngritje të ndërtimit.
Plani i ri urbanistik i kryeqytetit shihet si një mundësi e mirë për të rigjallëruar tregun pasi nga ky plan priten të hapen zona të reja ndërtimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›