E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen sërish klandestinë të huaj në kufirin jeshil me Greqinë

14-08-2013 / Gazeta 55

Dyndje e shtetasve sirianë, marokenë e afrikanë nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet kufirit jeshil. Policia ka bllokuar një tjetër grup klandestinësh në pikën kufitare të Kakavijës.
Janë ndaluar 31 klandestinë nga Maroku dhe Siria, mes tyre 8 femra.
Policia po merr në pyetje të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve, që duket se është kthyer në një shqetësim kohët e fundit për blutë e Gjirokastrës.
Aksioni i policisë kufitare po vazhdon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›