E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet pa jetë në lumë foshnja

Në ujërat e lumit Gjanicë në qytetin e Fierit është gjetur sot një foshnje e pajetë. Duke iu referuar burimeve të policisë, trupi i pajetë u gjet poshtë një ure, konkretisht në vendin e njohur si Ura me shkallë.

Ende nuk është bërë i ditur gjinia e foshnjës ndërsa është ngritur një grup hetimor për të hetuar e zbardhur autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, mësohet se foshnja është e sapolindur, por nuk dihen ende motivet dhe shkaqet që kanë çuar në braktisjen dhe as koha e braktisjes.

Foshnjen 4-5 ditëshe e kanë gjetur banorët e zonës.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Po hetohet për gjetjen e prindërve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›