E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Dialogu, me rëndësi jetike

Dialogu Kosovë-Serbi është një shans historik, sikundër ka rëndësi jetike. Ky ka qenë vlerësimi i dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Dialogu është një shans historik për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, ka thënë Rasmussen para nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel, takim në të cilin do të diskutohet situata në veriun e Kosovës.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të angazhimeve të përbashkëta të KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë, duke i mëshuar faktit se atëherë Kosova mund të synojë në të ardhmen integrimin në strukturat euro-atlantike dhe  t’i kthejë shpinën të kaluarës dhe konflikteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›