I ftohti polar, viktima e parë në Bulqizë
Dëbora dhe temperaturat shumë te ulëta kanë paralizuar jetën në rrethin e Bulqizës, duke rregjistruar në të njëjtën kohë dhe viktimën e parë. Mësohet se në afërsi të fshatit Çerenec është gjendur i pajetë shtetasi Xhevat Muka, 64- vjeç.
Viktima kishte tre ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët e tij.
Duke iu referuar të dhënave të familjarëve të 64-vjeçarit, Muka ishte nisur nga komuna Gjoricë në Bulqizë drejt fshatit Çerenec, atje ku jetonte, por nuk ka mundur ti rezistojë temperaturave të ulëta.
Trupi i pajetë është gjendur nga banorët e zonës.