Fier, grabitet me armë një supermarket
FIER - Sërish grabitje me armë në qytetin e fierit, ku këtë herë objektivi ka qenë një supermarket.
Sipas dëshmitarëve, grabitja është kryer nga një person i armatosur dhe i maskuar, i cili ka hyrë në supermarket dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë kasieres shumën prej rreth 200 mijë lekësh të reja. Më pas grabitësi është larguar në drejtim të paditur.
Forca të shumta policie mëbrritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet. Pritet që materialet e filmuara nga kamerat e sigurisë të ndihmojnë policinë për të identifikuar autorin.
(er.nu/news24/BalkanWeb)