Partite opozitare shqiptare ne Maqedoni shikojne mundesine e bashkepunimit

Dy drejtuesit e partive opozitare shqiptare ne Maqedoni Menduh Thaci dhe Rufi Osmani u takuan sot ne Tetove per te biseduar ne lidhje me mundesine e bashkepunimit midis partive te tyre asaj Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike Kombetare.
Nisma e paraqitur nga zoti Thaci eshte bere me qellim te krijimit te nje opozite me te forte shqiptare. Partia me e vogel Rilindja Demokratike Kombetare e cila ka dy deputete ne Parlamentin e Maqedonise shpreson ne nje bashkepunim korrekt duke respektuar programin e ndersjelle politik.
Dy drejtuesit politike kane rene dakord per krijimin e nje grupi ekspertesh qe do te merrej me ceshtjet jetike te shqiptareve ne nivel vendor rajonal dhe shteteror.
Zoti Rufi Osmani i cili njekohesisht eshte kryetar i komunes se Gostivarit pas ngjarjeve te dhunshme ne Gostivar ne vitin 1997 kur dhe u burgos per shkak te ngritjes se flamurit shqiptar para nderteses se komunes pat refuzuar qe prej atehere te komunikonte me drejtuesit e PDSH-se te cilet i fajesonte per burgosjen e tij.
Partia Demokratike Shqiptare ka tete deputete. Nga ana tjeter partite e vogla shqiptare te paperfaqesuara ne Parlament kane reaguar dhe e kane quajtur kete si nje pajtim privat midis zoterinjve Thaci dhe Osmani.