Aksident në Përmet, humb jetën shefi i policisë dhe oficeri
PERMET- Aksident i rëndë më pasojë vdekjen, në aksin Përmet-Këlcyrë. Makina më të cilën udhëtonin dy punonjës policie të Përmetit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Veroniqit.
Për pasojë ka humbur jetën shefi i policisë së Përmetit Nuri Kërçani dhe 43-vjeçari Petrit Lata, me detyrë specialist krimesh në polici.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se automjeti tip Benz me targë Durrësi 62 79 B, që drejtohej nga oficeri i policisë Petrit Lata ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat e urës.
Mësohet se 43-vjeçari Lata ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Nuri Kërçani u dërgua me urgjencë në spital. Ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda dhe humbi jetën në spital.
Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë moti i keq, pasi në momentin e aksidentit zona ishte përfshirë nga shira të dendur.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fëmijët gjejnë një kufomë të varur tek pylli i Bërxullit