E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gruaja me probleme mendore qëndron e lidhur prej 2 vjetësh

Teksa sheh këto pamje, realiteti të çon jo më larg se në një periudhë mesjetare. Kjo është një grua e moshuar, e cila është lidhur me zinxhirë nga bashkëshorti i saj, për tu mbajtur nën kontroll në oborrin e shtëpisë, një fakt që pranohet nga vetë ai pa ju dridhur qerpiku.

Ndodhemi në lagjen e romëve në Fier, aty ku më shumë se fjalët flasin fuqishëm pamjet tronditëse. Në një divan të vjetër, në shi dhe në diell kjo grua qëndron e lidhur si diçka e pavlerë prej rreth dy vitesh. Familjarët e saj thonë të shqetësuar kjo ishte " e keqja" më e mirë që mund të mbante të sigurt pjesëtarët e shtëpisë, por edhe lagjen ku ata banonin. Sipas tyre, 70 vjeçarja Kadrie Kalemaj, është e dhunshme për fëmijët e zonës, si dhe largohet nga shtëpia në mënyrë të pavetëdijshme.
 

Edhe në këtë rast del në pah plaga më e rëndë e shumë familjeve shqiptare sot, varfëria. Mungesa e kushteve dhe mundësive financiare për të rehabilitiar 70-vjeçaren në një qendër psikiatrike. Por nga ana tjetër, bashkëshorti i saj ankohet se mjekët e Vlorës nuk e kanë marrë përsipër gjendjen e saj.
 

Me këto rroba të grisura e rrethuar nga insektet dhe papastërtia, shpesh edhe e pangrënë ajo kalon ditët e saj të mbetura në kushte skandaloze. Ky është një rast, ku familjarët lidhen me zinxhirë pas rastit të Bulqizës, ku babai lidhte 2 vajza e saj të sëmura për muaj të tëra, deri sa strukturat e shtetit ndërhynë për t`ju ardhur në ndihmë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›