E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha merr pjesë në konferencën për Autizmin në New York

Është mbajtur mbajtur ne New York Konferenca e parë Ndërkombëtare e Rrjetit të Lidershipit per Advokaci per Autizmin,për të përforcuar bashkëpunimet në luftën kundër tij, që këtë vit pa hezitim eshte quajtur: Krizë në Shëndetin Publik.
 

Me ftesë të bashkë-themeluesve të Organizatës "Autism Speaks", Suzanne dhe Bob Wright, Shqipëria përfaqësohet në këtë takim nga Zj. Liri Berisha Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, si promotori i përpjekjeve që po bëhen ne Shqiperi per ndryshime te rendesishme në lidhje me Autizmin.
 

Ne hapje te Konferences, Wright beri nje prezantim te punes se Autism Speaks dhe ne vecanti te bashkepunimeve nderkombetare, ku cilesoi perpjekjet dhe arritjet e Fondacionit Femijet Shqiptare per Autizmin, si dhe vlersoi perkushtimin dhe kontributin e Zj. Berisha ne drejtim te ketyre ndryshimeve.
 

Duke u fokusuar tek Autizmi, Zj. Berisha tha se: "Shqiperia ndonëse me një histori të shkurtër veprimi në këtë drejtim, ka bërë shumë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit te shoqerise, ngritjes së shërbimeve dhe futjes së literaturës së duhur shkencore, falë kjo angazhimit të Fondacionit dhe bashkëpunimit me Autism Speaks, por ende mbetet shumë për të bërë."
 

Zj. Berisha pasi beri nje prezantim te punes dhe arritjeve te deritanishme ne Shqiperi, ne mbyllje te fjales se saj, u shpreh: "Rrjeti Ndërkombëtar dhe bashkëpunimi është mjeti i nevojshmëm që rezultatet të vijnë shpejtë dhe te mira. Takimi i sotëm përfaqëson një tjetër hap, përfaqëson mundësi të tjera per të ardhshmen."

Në 2 Prill, ditën ndërkombëtare të Autizmit,Organizata më e fuqishme në botë në fushën e Autizmit "Autism Speaks", njoftoi se 1 në 88 fëmijë amerikanë preken nga një formë e shfaqjes së Autizimit, duke e rritur incidencën e përhapjes së këtij çrregullimi me 75% krahasuar me dekadën e shkuar. Këto shifra gati epidemike, sipas studimeve të kryera nga Shkolla e Haëardit për Shëndetin Publik, mund t`i kushtojë çdo familjeje mbi 72 mijë $ në vit për tu kujdesur për fëmijët që shfaqin format ekstreme të Autizimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›