E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, helmohen 47 dasmorë: E kemi nga mishi që konsumuam

FIER- 47 dasmorë janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një ceremoni martesore në fshatin Cakran të Fierit.

Dasmorët e intoksikuar janë shtruar menjëherë në spitalin rajonal. Bluzat e bardha bëjnë me dije se rreth 80% e dasmorëve kanë shfaqur probleme me intoksimi, ndërkohë që 47 prej tyre po marrin mjekim.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që vetë dasmorët anë rrëfyer se helmimi i tyre ka ndodhur për shkak të mishit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›