E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Tabaku: Rama plan për të grabitur pasuritë e vendit

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia e PD-së, komentoi sërish konferencën e PS ‘Shqipëria e gjeneratës tjetër’, dita e dytë e së cilës po mbahet sot.

Duke u ndalur tek territori dhe projektet e reja të qeverisë së re, Tabaku u shpreh se shembullin më të mirë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë.

“Vizionin e vërtetë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë, të cilën e la 11 vjet pa plan dhe e betonizoi atë”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij.

“Deputetja e PD-së, u shpreh se, “Për të mbrojtur standardet PD do qëndrojë në krah të gjithsecilit, përballë arbitraritetit që grabit pasuritë e vendit”.

Ajo i kujtoi më tej kryesocialistit të mbajë premtimet elektorale. “Qytetarët presin shëndetësi falas, ulej taksash 95%, heqjen e taskës së sheshtë etj”, tha Tabaku.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›