E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria, Berisha: Mbështetje SHBA dhe aleatëve, t’i jepet fund masakrës

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot qëndrimin e SHBA dhe aleatëve ndaj sulmeve me armë kimike në Siri.

Duke i cilësuar krime ndaj njerëzimit, Berisha shprehet se në këto sulme ka pasur ‘përdorim gazi nervin’ ndërsa akuzon për këtë diktatorni e Sirisë, sic e quan ai Al-Assad.

Berisha teksa dënon këto sulme, shprehet se mes mbi 100 mijë viktimave ka pasur edhe mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos.

“Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën e popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos”, thuhet në deklaratën e tij.

“Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, përfundon mesazhi i tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›