E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kontrolle për transportin e specializuar të nxënësve në shkolla

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Policia e Fierit njofton se ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e specializuar të nxënësve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë me nisjen e vitit të ri shkollor.

Sipas Policisë, kontrollet po zhvillohen pranë shkollave publike dhe jopublike, me fokus parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë së nxënësve gjatë transportit.

Policia informon se “vëmendje e veçantë i kushtohet respektimit të kushteve të transportit të specializuar, pajisjes me dokumentacionin përkatës, si dhe verifikimit të çdo detyrimi tjetër ligjor nga drejtuesit e mjeteve. Në fokus është edhe kontrolli ndaj përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e automjeteve”.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Fier, me qëllim parandalimin e shkeljeve që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve.

Policia Rrugore e Qarkut Fier apelon për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, në funksion të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe garantimit të një qarkullimi të sigurt.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›