Euroja zbret në 91,69 lekë, dollari në 79,50 lekë

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Euroja dhe dollari kanë shënuar rënie ndaj lekut në tregun valutor, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Sipas BSH-së, dollari amerikan këmbehet me 79,50 lekë, duke u zhvlerësuar me 0,04 lekë në raport me një ditë më parë.
Edhe monedha europiane ka vijuar të humbasë pikë ndaj lekut. Një euro këmbehet sot me 91,69 lekë, me një rënie prej 0,11 lekësh krahasuar me kursin e mëparshëm duke shënuar nivelin më të ulët historik në tregun valutor vendas..
Në tregun valutor, edhe monedha të tjera kryesore kanë shënuar rënie ndaj lekut. Paundi britanik këmbehet me 107,10 lekë, duke zbritur me 0,14 lekë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 97,24 lekë, me një rënie prej 0,10 lekësh.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 79.50 | -0.04 | |
| Euro | EUR | 91.69 | -0.11 | |
| Poundi Britanik | GBP | 107.10 | -0.14 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 97.24 | -0.10 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 51.30 | -0.18 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.62 | -0.06 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.19 | -0.06 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.13 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.51 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.27 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 108.87 | -0.25 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 339282.95 | -1,745.60 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4996.58 | +21.19 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.84 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.84 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 1.63 | -0.01 | |
/j.p/r.e/