Serbët e veriut shtyjnë referendumin në mars
MITROVICË- Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur të shtyjnë referendumin për në muajin mars.
Gjatë një takimi me ministrin për Kosovën Bogdanovic, përfaqësues të serbëve të veriut thanë se referendumi nuk do zhvillohet në mes të shkurtit sic ishte parashikuar, por gjatë muajit mars, pas takimit të këshillit të ministrave të BE, që pritet të vendosë për statusin kandidat të Serbisë.
Përfaqësues të këtij komuniteti kanë thirrur serbët e veriut në Kosovë në një referendum, ku do ti përgjigjen pyetjes nëse njohin ose jo institucionet kosovare.
(el.me/BalkanWeb)