E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier merr flake autoboti me solar ne nje pike karburanti

Një autobot i ngarkuar me lëndë djegëse ka marrë flakë pranë një pikë karburanti ne fshatin Belinë.

Shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë një shkëndije elektrikë në pjesën e pasme të automjetit .

Zjarrëfikëseat e kompanisë private e cila ka depozitat pranë vendit të ngjarjes kanë ndërhyrë duke shuar flakët.

Forcat e policisë së Fierit po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoboti i përfshirë nga flakët ka rrezikuar përhapjen e zjarrit në depozitat e pikës së karburantit dhe të një kompanie private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›