Zbehen hetimet per gjetjen e Julian eles Familjaret dyshojne se Prrenjasi genjen

Arrestimi i pedofilit Ardian Prrenjasi, solli shpresa në familjen e Julian Çelës, për gjetjen e djalit të tyre. Por, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga arrestimi I 45-vjeçarit, policia dhe prokruoria ende nuk kanë siguruar ndonjë gjurmë që djalit të zhdukur 9 vjeçar.
Sipas akuzës, pavarësishtë pohimit të vet Prrenjasit se është ai autori I rrëmbimit dhe më pas mbytjes së Julian Çelës, dëshmia e tij nuk mund të merret e mirëqenë, nëse nuk gjendet trupi I të miturit. Mos gjetja e trupit, për prokurorin do të thotë edhe mos ngritje të akuzës ndaj Prrenjasit për çështjen e 9 vjeçarit Çela.
Ndërkohë në ladfillind e Sharrës, kërkimet janë pezulluar për momentin, pasi në vendin ku pretendon Prrenjasi se është hedhu trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ndonjë gjurmë e tija. Mungesa e gjetjes së trupit, ka zbehur hetimin e çështjes, e cila po shkon drejt mos ngritjes së akuzës ndaj Prrenjasit për rastin e 9 vjeçarit.
Ndërkaq, familjarët e të zhdukurit, kanë kërkuar nga prokuroria të kryejnë hetime të tjera, pasi janë të bindur se Prrenjasi po gënjen. Të ndodhur në këto kushte, policia vazhdon ta mbaj në qelin e drejtorisë së policisë 45 vjeçarin, që siç duket të vetmen akuzë të konsumuar është ajo e abuzimit seksual me të miturin, që policia e gjeti në shtëpi në momentin e arrestimit.