E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet anetari me i ri i Gjykates se Larte Artan Broci

Para trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë u betua anëtari më I ri I kësaj gjykate, gjyqtari Artan Broci.
Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, u betua solemnisht se do t’i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori u shpreh se, rritja e transparencës, pavarësisë, performancës dhe përgjegjësisë funksionale, do të sjellë besimin tek organet e drejtësisë, në mënyrë që qytetari të ketë mbrojtjen dhe sigurinë maksimale që i jep ligji.
Gjyqtari Broci, nga viti 1996 ushtron detyrën e gjyqtarit dhe në dhjetor të 2012-s është zgjedhur edhe anëtar i këshillit të lartë të drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›