E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ndëshkohen autobusat e palicensuar

Policia Bashkiake e Fierit ka marrë masa për të ndëshkuar konkurrencën e pandershme në shërbimin urban, të transportit publik të qytetarëve fierakë. Kreu i efektivave të kesaj policie, Bashkim Ymeraj, ka theksuar se kanë ndëshkuar shkelësit e ligjit, te cilët operonin të palicensuar në këtë sherbim. Sipas tij, autobusave të subjekteve të palicensuar u është hequr e drejta e kryerjes së sherbimit të transportit urban.

Konkurenca e pandershme, e cila po çon drejt falimentimit bizneset e ligjshme të subjekteve te licensuara ështe pjesë e plan- programit të veprimtarisë së policisë Bashkiake për vitin 2012-të, në kuadër të strategjisë së pushtetit për të mbështetur aktivitetin e bizneseve që paguajnë detyrimet e taksave vendore, të ardhurat e të cilave investohen për rritjen e cilësisë së sherbimeve për komunitetin fierak, ka deklaruar kreu i policisë. ( Kristaq Thana)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›