E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh Këshillin e të Urtëve

Kreu socialist Edi Rama, ditën e sotme ka mbledhur ” Këshillin e të Urtëve”, një strukturë e përbërë nga emrat e njohur dhe me më shumë kontribut të kësaj force politike.

Në takimin e parë me kryesocialistin Rama, kanë marrë pjesë ish-presidenti Mejdani, Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli, Maqo Lakrori, Gramoz Ruci, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ethem Ruka.

Sërvet Pëllumb mësohet se ka qenë i pranishëm për arsye shëndetësore

Mësohet se pas takimit, nuk ka patur asnjë deklaratë për shtyp, ndërsa diskutimi është përqëndruar në qëndrimet e opozitës për situatën politike aktuale.

Duke iu referuar selisë rozë, “Këshilli Politik i të Urtëve” konsiderohet si bërthamë e rëndësishme brenda opozites në terësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›