E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Konkurs për Bulevardin e Tiranës

Në datën 9 mars, do të shpallet konkursi për projektin e Bulevardit të Tiranës. Një nga synimet e Bashkisë së Tiranës, është bërë i ditur gjatë një mbledhje me përfaqësues të biznesit. Sipas kryebashkiakut, 7 nga 20 arkitektët me njohur në botë, do të paraqesin projektet per Bulevardin e ri të Tiranës para një jurie nderkombëtare, ndërsa ftoi biznesin të jetë pjesë e këtij procesi.

Më 9 mars, 7 nga 20 arkitektët më të famshëm të botës do të paraqesin projektet e tyre, para një jurie ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë ne do të kemi një hap më afër, me përzgjedhjen e fituesit, nisjes së punës për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm zhvillimi për qytetin e Tiranës, sepse përtej vlerës monumentale, urbanistike, ambientale, estetike, qytetare është një aks i fuqishëm i zhvillimit urban të Tiranës, i zhvillimit ekonomik të Tiranës, deklaroi Basha.

Gjatë takimit, Lulzim Basha bëri të ditur se zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbetet prioritet i punës së administratës së Bashkisë Tiranë, ndërsa një nga problemet themelore mbetet çështja e hipotekimeve.

Për të, kjo mbetet çështje drejtësie: “Bashkia ditë e natë do të punojë që kjo të përfundojë sa më parë dhe asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa hipotekuar, sado e vështirë të jetë situata, edhe sikur të na duhet ti kërkojmë qeverisjes qëndrore, të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar dhe kjo të përfundojë doemos brenda 2012-tës, tha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›