Fier, përplasen dy mjete, vdes i riu dhe dy fëmijë 8 dhe 12-vjec
FIER- Një 18-vjeçar si dhe dy fëmijë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Fier. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije, se ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në vendin e quajtur "Rrepe" (në dalje të qytetit të Fierit). Mësohet se një automjet tip "Fuoristradë" me targa me targa AA 801 CI, që drejtohej nga 26-vjeçari Argent Habilaj është përplasur me një motor, që drejtohej nga 18-vjeçari Gëzim Shkrela. Për pasojë, adoleshenti është plagosur rëndë.
Pas përplasjes me motorin, Habilaj ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur në rrugë dy fëmijë, përkatësisht 8 dhe 12 vjeç. Burimet e mësipërme pohojnë se dy fëmijët kanë mbetur të vdekur në vend, ndaj trupat e tyre janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit. Ndërsa 18vjeçari Shkrela është shtruar në këtë spital dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha të këtij spitali, adoleshenti nuk mundi të mbijetojë. Ai ndërroi jetë nga plagët e marra.
Ndërkohë, burimet e mësipërme shprehen, se autori i aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka parkuar mjetin në një vend si të fshehtë, pranë një pike karburanti. Më pas është larguar, por ka përfunduar në prangat e bluve pas 30 minutash. Pas hetimeve paraprake, dyshohet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte Argent Habilaj. 26-vjeçari akuzohet për "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".
(el.me/GSH/BalkanWeb)