E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjeti, grevë kundër projekt ligjit të Kongresit amerikan kundër piraterisë

Në 18 janar Wikipedia dhe site të tjera nuk do të funksionojnë në shenjë proteste kundër “Stop Online Piratery Act”, iniciativa ligjore në Kongresin amerikan kundër piraterisë në Internet.

Wikipedia do të errësojë faqen e saj në shenjë proteste kundër SOPA (Stop Online Piratery Act), një normë e ideuar për të luftuar piraterinë në rrjet.

Edhe site e faqe të tjera si dhe rrjete socialë kërcënojnë se do ti bashkëngjiten protestës. Sipas disa blogurave, edhe Google e Facebook mund të ndalen gjithashtu në shenjë proteste.

SOPA është prezantuar në 26 tetor në dhomën e përfaqësuesve amerikanë nga një përfaqësues i Texas, deputeti Lamar Smith.

Nëse ligji aprovohet, do ti mundësonte mbajtësve të së drejtës së autorit që të veprojnë në mënyrë direkte për të mos lejuar shpërndarjen e përmbajtjeve të mbrojtura (pikërisht nga e drejta e autorit).

Gjithashtu ligji do ti lejonte Departamentit të Drejtësisë dhe titullarëve të copyright-it të vepronin ligjërisht kundër site-ve të akuzuar për shpërndarje të materialeve të mbrojtura, apo lehtësim të mos respektimit të së drejtës së autorit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›