Meta i pafajshëm, Prifti: Do të flas pasi të kem shqyrtuar vendimin
TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti nuk ka reaguar dje, për vendimin e Gjykatës së Lartë. I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", Prifti tha se do të përgatiste një reagim për median, pasi të kishte shqyrtuar edhe vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë.
Ai më përpara vendimit ka thënë se pavarësisht vendimit që do të merrte Gjykata e Lartë ai do të publikojë video të tjera, ku protagonist është kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në fillim të këtij muaji, Meta dhe Prifti shkëmbyen deklarata në media.
"Ilir Meta, me eufori e quajti veten luan dhe mua një mi. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e di kush është luani dhe kush miu në rastin tonë",- u shpreh Prifti, pas deklaratave të Metës, nga qyteti i Shkodrës.
(el.me/GSH/BalkanWeb)