Fier, plagoset me armë një 35-vjeçar, s`dihen motivet

Një 35-vjeçar është plagosur me armë pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” ku 35-vjeçari me inicialet M. Arapi është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se Arapi është qëlluar me armë në momentin kur po hipte në automjetin e tij. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 35-vjeçarit por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.