E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne parkim u rrezikua i gjithe pallati

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë parkimin e një pallati pranë parkut botanik në Tiranë. Flakët, të cilat përfshinë disa makina luksoze në parkim rrezikuan pallatin. 
Sipas policisë në parking ndodhej dhe një gjenerator i fuqishëm i cili vetëm depozitat e lëndës djegëse dhe vajit i kishte rreth 1 ton. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e dy automjeteve zjarrfikëse që mundësoi lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.  Nga flakët janë shkrumbuar një automjet tip Benz dhe një “Citroen”, ndërsa janë dëmtuar keqas një “Porche Cayenne”, një “BMW” dhe një “Volksvagen".  Tymi ka dëmtuar duke shkaktuar veshje të mureve të jashtme dhe të apartamenteve brenda deri në katin e katërt të pallatit.  Fatmirësisht nga flakët nuk pati të lënduar në njerëz. Policia nisi hetimet për shkaqet e zjarrit të cilat kanë fiksuar një qark të shkurtër elektrik në panelet e parkimit si dhe ndonjë qark të shkurtër në sistemin e punimit të një prej mjeteve të djegura si shkak i dyshuar për zjarrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›