Berisha në Shkodër, inauguron rrugën Ura e Mesit-Prekal

Kryeministria bën të ditur se ky aks u rikonstruktua nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Islamike për Zhvillim, me një investim prej 393.700.164 lekësh.
Segmenti rrugor Ura e Mesit – Prekal është i gjatë 15.4 km dhe shtrihet përgjatë luginës së lumit Kir. Kjo rruge fillon në Urën e Mesit dhe përfundon në fshatin Prekal. Nga rikonstruksioni i saj përfitojne drejt për drejt fshatrat Domen, Drisht, Ura e Shtrenjte, Prekal me rreth 2000 banorë.
Nga kjo rruge përfitojnë edhe banorët e komunave Pult, Shosh, Shale të cilët e përdorin atë për t’u lidhur me qytetin e Shkodrës.
Ky segment rrugor është faza e parë e rehabilitimit të rrugës së Dukagjinit. Rikonstruksioni i saj do të krijojë mundësi aksesi më të shpejtë drejt parkut kombëtar të Thethit, si dhe do të nxisë zhvillimin e turizmit malor të zonës.
Në fjalën e rastit, kryeministri Berisha pranoi se “Shqipëria e ndjehu krizën botërore ekonomike por nuk u zhyt në këtë krizë. Modeli ynë ekonomik i suksesshëm pasi ndoqëm modelin e taksave të ulëta ndërsa modeli tjetër që ofrohet është ai Marksist që i bëri të vuajnë shqiptarët. Ne po shkojmë drejt një fushate elektorale e cila është suksesi i radhës pasi ne investojmë ndërsa ata kanë vizionin e bllokimit”.
“Këto investime kanë si qëllim hapjen e vendeve të reja të punës. Prioriteti kryesor për qeverinë është punësimi. Po ndërtojmë rrugë në të 4 anët e vendit ndërsa ia dolëm të ndezim garën për ndërtimin e HEC-ve”, shtoi Berisha. /Start/
2012-09-09 11:34