E Martë, 3 Nëntor 2026

Fier, plagosi një person, policia prangos autorin e dyshuar

Policia e Fierit bëri të ditur se ka prangosur një person, i cili kishte plagosur me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta, një 27-vjeçar. Pasi policia e ka identifikuar, ka vënë më pas në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes rreth orës 12:00, në fshatin Fermë, Çlirim.

“Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim. Pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. V.’, njofton policia.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›