E Martë, 3 Nëntor 2026

Frikë për lojtarin e Egnatias, Duamena rrëzohet pa ndenja në fushë, sulmuesi transportohet me ambulancë drejt Tiranës

Një episod i frikshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani të shtunën në Rrogozhinë e vlefshme për Abbisnet Superiore.

Në minutën e 24′ sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena u rrëzua pa ndenja në tokë.

Ai  u përmend pas disa sekondash falë ndërhyrjes energjike të mjekëve.

Duamena u transportua menjëherë drejtë spitalit për një kurim më të specializuar.

Ngjarja u përcoll me frikë dhe kaos në stadium.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›