Fier, plagosje me armë zjarri, në kërkim autori

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Daullas në Fier. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje, bën me dije se i plagosuri Aleksandër Gjeka, është plagosur në këmbë.
Sipas uniformave blu, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe se menjëherë është transportuar për në spital.
Tashmë kanë nisur hetimet paraprake, ndërkohë që nuk është identifikuar autori i ngjarjes.