Fier, pranga 21 vjeçarit, për armëmbajtje pa leje

Në sajë të operacionit të koduar “Sharsi”, është bërë e mundur prangosja e një shtetasi ndërsa akuzohet per "Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe e municioneve".
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetasit Bekim Dashi, 21 vjec, i denuar me pare per mbajtje dhe shitje te lendeve narkotike.
Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi ne vendin e quajtur lagjia "Apollonia", ne qytetin e Fierit, pas nje kontrrolli te ushtruar ne automjetin me targa te huaja CN 845 WF, u gjeten 2 arme automatike te tipit Kallashnikov Model 56 dhe tip Shars.
Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasit Bekim Dashi, do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier, per vepren penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe e municioneve".