Gjenden 3 vajza që u ‘arratisën’ nga Linza, 2 ende "të zhdukura"
TIRANE- Tri nga pesë vajzat e larguara nga Qendra e Rehabilitimit të viktimave të trafikut dhe të dhunës në Linzë, u gjenden mbrëmjen e së mërkurës. Zbulimi erdhi në saje të një pune intensive, kërkimore nga ana e strukturave policore, ndërsa tri vajzat, dy motra nga Lezha dhe vajza nga Burreli, janë gjendur në dy pika të ndryshme.
Sipas burimeve të besueshme të policisë së Tiranës, të cilat i referohet sot “Gazeta Shqiptare” mësohet se dy motrat nga Lezha janë gjendur në Laprakë, ndërsa vajza nga Burreli është gjetur në një banesë në zonën e Bathores, e strehuar rastësisht nga një familje.
Referuar të njëjtave burime, bëhet me dije se dy vajzat nga fshati S. i Lezhës ishin strehuar në shtëpinë e një të njohurës së tyre, që pretendohet se ishte banore e strehës së rehabilitimit, për shkak të kushteve të rënda të familjes së saj, ndërkohë që dy motrat mësohet se ishin edhe të punësuara në një lokal afër vendstrehimit.
Për 15-vjeçaren K.F. nga Burreli, bëhet e ditur se ishte mbajtur në Bathore nga një familje që sipas policisë, e kishte gjetur orëve të vona të së nesërmes së largimit nga Qendra, afër shtëpisë ku banonin.
Vajzat janë marrë nga policia dhe tashmë, më në fund është sektori i anti-trafiqeve në policinë e Tiranës që ka nisur edhe punën për zbulimin dhe dokumentimin e historive të tyre familjare që i ka detyruar ato të largohen nga prindërit.
Denoncimi i zhdukjes pa gjurmë nga Qendra e Rehabilitimit të pesë vajzave u krye gati një javë më parë, disa orë pas largimit të tyre.
Pesë vajzat ishin largur në grup, një një akt që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Qendrën në të cilën strehohen “viktima”, prandaj dhe lindën dyshime të forta. Por, ndërsa u gjetën 3 vajzat, ende nuk dihet “fati” i dy të larguarave të tjera.
(s.g/balkanweb)