Antidroga e Tiranes arrin rekord ne luften ndaj grupeve kriminale
Skuadra e Antidrogës e Tiranës intensifikon goditjen e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike. Vetëm për 5 muajt e parë të vitit ishte tejkaluar sasia e sekuestruar në 12 muajt e vitit të kaluar.
Janë 20 kilogramë e 376 gramë heroinë të sekuestruara për 6-mujorin e parë, kundrejt 9 kilogramë e 804 gramëve të së njëjstës periudhë të vitit të kaluar.
391 kilogramë e 233 gramë kanabis kundrejt 204 kilogramë e gjysmë të vitit të kaluar, si dhe rreth gjysmë kilogramë kokainë.
Shefi i seksionit të antidrogës shprehet se pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë patur në këtë fillim viti të ngarkuar për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë publike, me greva, mitingje të dhunshme dhe një fushatë të ndezur elektorale, skuadra që ai drejton ka rritur forcën goditëse ndaj fenomenit të drogës.
Zonat me problematike mbetet ajo pranë Shkollës së Kuqe, Tiranës së Re, Alliasit.
Shefi i antidrogës së Tiranës ka dhënë edhe detaje rreth menaxhimit të shërbimeve për mbajtjen e këtyre zonave në kontroll dhe për të goditur në kohë dhe me efikasitet sa herë që zbulohen raste të kriminalitetit të drogave.
Në fokusin e skuadrës së antidrogës së Tiranës janë grupet e shpërndarësve për vetë shqetësimin që ata sjellin për komunitetin dhe sidomos ata të marijuanës, e cila është shkalla e parë e drogës që marrin përdoruesit, të cilët janë kryesisht të moshave të reja.
Ndërsa operacionet e suksesshme Kufiri Ndarës 1 dhe 2, weekend, gracka, tre Urat, tregojnë për efikasitetin e kësaj skuadre edhe në luftën ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike.