Fier, pranga shefit të postës së policisë

Në pranga ra shtetasi Gerjan Kond-, 34-vjeç, lindur dhe banues në Fier, me detyrë shef i postës se policisë Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier.
Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi Vladimir Çilotaj, 42-vjeç, administrator i shoqërisë “Lladi 2008” me qendër në Fier. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të hetimeve disa mujore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “vjedhje në bashkëpunim” më shumë se një herë me pasoja të rënda, “pastrimi i produkteve të veprës penale”, “sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “përvetësimi i mallrave të vjedhura”.
Të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto në pronësi të Albpetrol-sha Fier. Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet për përfshirje në aktivitet kriminal dhe të personave të tjerë për të cilët po bëhen hetime nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Ndaj shtetasve të arrestuar është vendosur masa e sigurimit arrest në burg./S.Ll/Start/
2011-01-18 16:03
[